top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR. 14”; DURRËS | BASHKËSHORTËT XHEVAT LALA DHE ADELINA LALA U PËRFSHINË NË SHERR ME THIKA; MBETËN TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “Nr. 14”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një sherri në familje mbetën të plagosur me mjete prerëse:

1- Z. Xhevat Lala.

2- Znj. Adelina Lala (bashkëshortë mes tyre).


Njoftim | Durrës.


Informacion paraprak.


Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.


Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page