top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | KASTRIOT DYRMISHI (DERMISHI) U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E FIRENCES I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 14 VJET BURG PËR TRAFIQE DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “17/1”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kastriot Dyrmishi (Dermishi), me moshë 43 vjeç, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 14 vjet heqje lirie për shkelje penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.


Njoftim | Durrës.


Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 37”.

 

Lokalizohet dhe kapet një shtetas i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.


Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. D., alias K. D., 43 vjeç, banues në Durrës.


Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page