LAGJJA “MEHAJ”; KOPLIK | ASTRIT HIMJA VDIQ NË VENDIN E PUNËS NDËRSA PO PUNONTE ME SONDË PËR HAPJEN E NJË PUSI UJI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15, 2025
- 1 min read

Lagjja “Mehaj”, Koplik, Shqipërisë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Astrit Himja, me moshë 55 vjeç, vdiq në vendin e punës, ndërsa po punonte me sondë për hapjen e një pusi uji.
Njoftim | Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak.
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments