top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA LAPRAKË; TIRANË | KLODIAN HOXHA U ARRESTUA; I DËNUAR NGA GJYKATA E ANKONËS ME 8 VJET E 6 MUAJ BURGIM PËR VEPRËN PENALE “TRAFIKIMI I LËNDËVE NARKOTIKE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Lagjja Laprakë, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klodian Hoxha, me moshë 43 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeta”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar.


Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.


Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:


-K. H., 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;


-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page