“KTHESA E KAMZËS”; TIRANË | LULZIM KALAJA U ARRESTUA; 1000 FARA HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

“Kthesa e Kamzëz”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Lulzim Kalaja, me moshë 66 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Seeds”.
Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre.
Vihet në pranga një 66-vjeçari të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij.
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.
Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments