LAGJJA “KURTISH HASANI”; PRIZREN | BASRI ZEKOLLI U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI (DY VEPRA PENALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11
- 1 min read

Lagjja “Kurtish Hasani”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Basri Zekolli.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive familjare.
Gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë e shkurtër zjarri (brezi).
2- Një karikator.
3- Municion luftarak (7 fishekë).
4- Dhjetë gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i armës”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments