LAGJJA “DARDANIA III”; PEJË | BRAHIM KOMONI U ARRESTUA; 1 KG HASHASH + 2 ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Lagjja “Dardania III”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Brahim Komoni.
Njoftim | Njësiti për Hetimin e Narkotikëve - Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Pejë, ka realizuar një bastisje të autorizuar nga Prokurori i Shtetit në lagjen Dardania III të qytetit, në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit B.K., rreth 37-vjeç.
I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kg narkotike dhe dy armë zjarri është paraqitur sot ne Stacionin Policor.
I dyshuari me urdhër te prokurorit do ndalohet për 48 ore, ndërkaq brenda afatit ligjor do parashtrohet kërkesë për sigurimin e te pandehurit ne procedure penale, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments