top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GOROZHDEVC; PEJË: SYLË RAMADANI NGA FSHATI BUROJË I SKENDERAJT VDIQ NË VENDIN E PUNËS; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 7
  • 1 min read

Updated: Jul 8

ree

Fshati Gorozhdevc, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Sylë Ramadani, me moshë 50 vjeç, nga fshati Burojë i Skenderajt, i cili, punonte në shoqërinë tregtare “Luani-Beton”, në fshatin Gorozhdevc, vdiq në vendin e punës.


Një dëshmitar deklaroi se i ndjeri u kap nga korenti (energjia elektrike).


Kufoma e të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim kryerjen e autopsisë, në funksion të zbulimit dhe të dokumentimit shkresërisht të shkaqeve dhe të rrethanave të vdekjes.


Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:

1- Vdekje e dyshimtë”.

Z. Sylë Ramadani.
Z. Sylë Ramadani.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page