LAGJJA ALLIAS; TIRANË | GERALD SEFA U KONSTATUA I VDEKUR; SAJMIR DEMIRI U ARRESTUA; DYSHOHET SE E SHTYU NË VETËVRASJE.

Lagjja Allias, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Gerald Sefa, 36 vjeç, u konstatua i vdekur; dyshohet se u vetëhodh nga një lartësi e madhe; dyshohet se u përpoq të vetëlëndohej me armë të ftohtë (thikë).
Në lidhje me rastin, u arrestua:
1- Z. Sajmir Demiri, i ati i bashkëjetueses së të ndjerit.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments