top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLTARI PRESIDENCIAL RUS PËR POLITIKËN E JASHTME JURI (YURI) USHAKOV: PËRFSHIRJA E UKRAINËS NË NATO ËSHTË NJË ÇËSHTJE KYÇE NË NEGOCIATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një nga çështjet kryesore në negociatat midis Rusisë dhe ShBA-ës”.


Këshilltari presidencial rus për politikën e jashtme, Juri (Yuri) Ushakov, tha këtë, duke theksuar se çështja u diskutua gjatë bisedimeve të djeshme në Kremlin midis Presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd kashnër (Jared Kushner).


Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Rusia është e hapur për dialog mbi Ukrainën edhe me vendet evropiane dhe është gati të mirëpresë udhëheqësit e tyre në Moskë, por ata refuzojnë çdo kontakt”, shtoi ai.


Evropianët refuzojnë çdo kontakt, edhe pse Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht se nëse ndonjë udhëheqës evropian dëshiron të flasë, ju lutem, mirë se vini, të vijë në Moskë. Ne nuk kemi qëndrim negativ ndaj propozimeve për kontakt”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page