top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLTARI PRESIDENCIAL RUS JURI (YURI) USHAKOV: PRESIDENTËT VLADIMIR PUTIN DHE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KUNDËRSHTOJNË ARMËPUSHIMIN (I CILI ZGJAT LUFTËN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në thelb ndajnë të njëjtin mendim se propozimi për një armëpushim të përkohshëm i paraqitur nga ukrainasit dhe evropianët me pretekstin e përgatitjes për referendumin ose me pretekste të tjera vetëm sa e zgjat konfliktin dhe rrezikon të çojë në një rifillim të armiqësive”.


Kështu tha Këshilltari presidencial rus, Juri (Yuri) Ushakov, gjatë një takimi informues pas një takimi midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putinit dhe Danlld Trampit (Donald Trump).


Këshilltari Ushakov tha gjithashtu se një fund i armiqësive në Ukrainë është i mundur nëse Kievi merr një vendim të guximshëm për Donbasin, në përputhje me marrëveshjet ruso-amerikane, përkatësisht dorëzimin e të gjithë rajonit.


Për t'i dhënë fund përfundimisht (armiqësive), Kievi duhet, para së gjithash, të marrë një vendim politik të guximshëm dhe të përgjegjshëm, në përputhje me punën e bërë përmes kanalit ruso-amerikan”, tha ai.


Këshilltari Ushakov shtoi se telefonata para takimit me Presidentin Zelenski u kërkua nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page