top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN | GJIN NIKOLLAJ U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

KURBIN | GJIN NIKOLLAJ U ARRESTUA.

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gjin Nikollaj, me moshë 54 vjeç.


Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale faza e 95-të e operacionit të koduar “Operacionalja”.


I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje, kapet në Kurbin dhe arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari.


Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.


Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gj. N., 54 vjeç, banues në Laç.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.


Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page