top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUR DEMOKRACIA KTHEHET NË SUNDIM TURME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 4 min read
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe z. Rigels Rajku (i njohur masivisht si Noizi - Noyzi, këngëtar kryesisht i muzikës rep) në një fotografi të shkrepur në stadiumin “Air Albania”, me anë të së cilës, i kumtohet shoqërisë shqiptare (por jo vetëm) se ata bashkëpunojnë për krijimin e Shqipërisë Natyrore (atë lloj Shqipërie që gjer më tash e bëri realitet vetëm Balli Kombëtar dhe Legaliteti gjatë L2B, të cilët, ishin dhe mbeten ajka dhe palca e Shqiptarizmës, armiq të betuar të Moskës, Beogradit dhe mbarë fuqive anti-shqiptare).
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe z. Rigels Rajku (i njohur masivisht si Noizi - Noyzi, këngëtar kryesisht i muzikës rep) në një fotografi të shkrepur në stadiumin “Air Albania”, me anë të së cilës, i kumtohet shoqërisë shqiptare (por jo vetëm) se ata bashkëpunojnë për krijimin e Shqipërisë Natyrore (atë lloj Shqipërie që gjer më tash e bëri realitet vetëm Balli Kombëtar dhe Legaliteti gjatë L2B, të cilët, ishin dhe mbeten ajka dhe palca e Shqiptarizmës, armiq të betuar të Moskës, Beogradit dhe mbarë fuqive anti-shqiptare).

Nga z. Julián López de Mesa Samudio.

Bogotë, Kolumbi | Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme, nuk ka dyshim për këtë.


Dhe një pjesë e natyrës së jashtëzakonshme të kohës sonë është se po dëshmojmë fundin e demokracisë, ose më saktë, degradimin e saj progresiv në oklokraci, ose sundim turme.


Që në shekullin e 4-të para Krishtit, Platoni paralajmëroi ashpër për rreziqet e demokracisë së pakontrolluar.


Duke u mbështetur në përvojën e tij të drejtpërdrejtë me demokracinë athinase, e njëjta demokraci që dënoi padrejtësisht mësuesin e tij Sokrat me vdekje, Platoni na tregon se në demokracinë e degjeneruar (oklokraci), populli është skllav i vetvetës, duke u manipuluar nga demagogë që i bëjnë lajka dhe shfrytëzojnë frikën dhe pasionet e tyre.


Sipas teorisë së ciklit shoqëror të propozuar nga historiani romak Polibi në shekullin e 2-të para Krishtit, format e qeverisjes ndjekin një cikël të parashikueshëm ku çdo lloj regjimi degjeneron me kalimin e kohës për t'u zëvendësuar nga një tjetër.


Cikli fillon me monarkinë, e kuptuar si sundimi i një individi të vetëm të drejtë dhe të virtytshëm, i cili, në mënyrë të pashmangshme degjeneron në tirani ose në një regjim autokratik dhe të korruptuar.


Kjo tirani përmbyset nga aristokracia ose nga qeverisja e më të mirëve bazuar në meritë, e cila, përfundimisht korruptohet gjithashtu për t'u bërë një oligarki, ose pakica që qeveris në interesin e tyre.


Përfundimisht, lind një demokraci, ku populli e ndan pushtetin në mënyrë të barabartë.


Por me kalimin e kohës, ky regjim degjeneron, nga ana tjetër, në oklokraci, sundimi irracional i turmës, i udhëhequr nga pasionet e momentit, sharlatanizmi dhe çrregullimi.

 

PUSHTET POPULLOR I DEGRADUAR.

Kjo teori ndikoi thellësisht në mendimin politik perëndimor, duke frymëzuar autorë si italiani Makiaveli dhe francezi i shekullit të 18-të Monteskie (Montesquieu), si dhe themeluesit e demokracive moderne që u përpoqën të hartonin sisteme politike që do të shmangnin si tiraninë ashtu edhe oklokracinë.


Oklokracitë në shumë demokraci perëndimore, karakterizohen nga një pushtet popullor që po tejkalon veten për t'u bërë pushteti i pakontrolluar i masave, i udhëhequr nga emocionet, udhëheqësit populistë që i kërkojnë vetes të drejtën për të përfaqësuar tërësisht vullnetin popullor dhe presionet momentale ose të rastësishme.


Në këtë formë të degraduar të pushtetit popullor, vendimet nuk bazohen në debat racional ose respekt për kuadrin ligjor, por përkundrazi dalin nga presioni emocional, manipulimi dhe imponimi i një shumice pa kontrolle dhe balanca.


Kjo dinamikë nxit pikpamjen afatshkurtër, përkeqëson polarizimin shoqëror dhe dobëson institucionet.


Kur pushteti mbështetet me agjitacion të vazhdueshëm popullor, udhëheqësit shpesh nxiten të veprojnë nga një nevojë e përsëritur për të fituar legjitimitet bazuar në një demokraci plebishitare.


Dhe ndërsa kjo krijon iluzionin e identifikimit të plotë midis udhëheqësit dhe popullit, është një dinamikë që nxit orientimin afatshkurtër, përkeqëson polarizimin shoqëror dhe dobëson institucionet.


Në vend që të forcojë pjesëmarrjen qytetare, ajo e shtrembëron atë, duke promovuar vendime kolektive të ndikuara nga paragjykimet dhe dezinformatat.


Manipulimi i masave bëhet kështu më i lehtë, ndërsa besimi i publikut në vetë demokracinë minohet.

 

NJË VIJË E HOLLË.

I forti italian i shekullit të 20-të, Benito Mussolini, dhe bashkëkohësi i tij, diktatori gjerman Adolf Hitler, përdorën në mënyrë efektive emocionet kolektive, frustrimin shoqëror dhe nacionalizmin e lënduar për të mobilizuar masat dhe për të konsoliduar regjimet totalitare.


Në të dyja rastet, mobilizimi popullor nuk ishte spontan, por i orkestruar me kujdes, duke përfituar nga boshllëku institucional dhe diskrecioni i demokracisë parlamentare.


Sulmi i 6 janarit 2021 në Kapitolin e ShBA-ës nga mbështetësit e presidentit republikan në largim, Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, është një shembull i mirë se si oklokracia mund të shpërthejë edhe në demokracitë e konsoliduara.


Demokracitë e shëndetshme zhvillojnë qytetarë që mund ta kuptojnë kompleksitetin e pushtetit.


Ekziston një vijë e hollë midis demokracisë dhe oklokracisë, dhe kalimi i saj varet jo vetëm nga institucionet, por edhe nga kultura politike e qytetarëve.


Për të shmangur rënien në kaos oklokratik, është thelbësore të forcohet edukimi qytetar, shtypi i lirë dhe debati racional.


Demokracitë e shëndetshme nuk janë ato që thjesht lejojnë votimin, por ato që zhvillojnë qytetarë që mund ta kuptojnë kompleksitetin e pushtetit, të respektojnë ligjin dhe t'i rezistojnë manipulimit emocional.


Tradita republikane këmbëngul në nevojën për struktura që frenojnë teprimet e çdo grupi, qoftë një pakicë oligarkike apo një shumicë e apasionuar.


Kushtetuta, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve nuk janë pengesa për pushtetin e popullit.


Ato janë kushtet që e bëjnë atë të mundur dhe të qëndrueshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page