KULEBA PËR BORRELL: BASHKIMI EUROPIAN DUHET TË PËRSHPEJTOJË FURNIZIMET ME MUNICION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion në Ukrainë.
Ky është apeli i ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitro (Dmytro) Kuleba për përfaqësuesin e Bashkimit Europian Josep Borrell, në Kiev.
“Ne po i japim përparësi dërgesave të municioneve në Ukrainë, duke ngadalësuar mbushjen e depove tona dhe duke riprogramuar dërgesat në vendet e treta. Ne duam gjithashtu të krijojmë sinergji midis industrive tona të mbrojtjes, në mënyrë që të mund të prodhoni më shumë në shtëpi”, tha z. Borrell, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij Kuleba.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments