KUBË | PARTIA KOMUNISTE NË PUSHTET KORRI FITOREN E RADHËS (SIPAS PARIMIT MARKSIST-LENINIST NGA FITORJA NË FITORE); 3.5 MILIONË QYTETARË JANË PA ENERGJI ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | “Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka goditur gjysmën perëndimore të Kubës, duke lënë afërsisht 3.5 milionë njerëz pa energji elektrike, përfshirë banorët e kryeqytetit Havanë”.
Ministria kubaneze e Energjisë dhe Minierave e njoftoi lajmin, duke specifikuar se defekti në sistemin elektrik kombëtar ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit - sipas orës vendore të sotme.
Shkaqet nuk janë zbuluar, por provincat e prekura janë Pinar del Río, Havana, Artemisa dhe Maiabek (Mayabeque).
Ndërprerja e energjisë vjen pas javësh me deficite rekord në prodhimin e energjisë elektrike, të cilat, kishin shkaktuar tashmë ndërprerje të zgjatura ditore.
Vetëm deri të hënën, 59% e vendit ishte pa energji elektrike për shkak të mungesës së prodhimit.
Që nga mesi i vitit 2024, Kuba është përballur me një krizë strukturore energjetike, të përkeqësuar nga përkeqësimi i vazhdueshëm i termocentraleve dhe mungesa e valutës së huaj për të blerë karburantin e nevojshëm.
Gjatë vitit të kaluar, sistemi ka pësuar pesë dështime totale dhe disa të pjesshme, me restaurime shpesh të ngadalta dhe pa shpjegim zyrtar.
Ndërprerjet, të cilat, në disa zona zgjasin më shumë se 20 orë në ditë, rëndojnë mbi një ekonomi që është shembur me 11% në pesë vitet e fundit dhe ushqejnë pakënaqësi sociale në rritje të vazhdueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments