top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS SHPIKIN KËRCËNIME TË RREME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Zv/Ministri i Jashtëm kubanez, Karlos (Carlos) Fernandez de Kosio (Cossío), akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përshkallëzimin e fushatës së tyre kundër ishullit pas një raporti në shtyp për një kërcënim të dyshuar nga dronët ushtarakë.


Përpjekja anti-kubaneze për të justifikuar agresionin ushtarak pa asnjë justifikim po intensifikohet orë pas ore, me akuza gjithnjë e më të pabesueshme”, tha ai.


Raportet thonë se qeveria amerikane po vlerëson aftësitë ushtarake të Kubës konkretisht në fushën e dronëve, si dhe bashkëpunimin e supozuar me Iranin dhe Rusinë.


Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez gjithashtu i hodhi poshtë këto akuza, duke akuzuar ShBA-ës se po përpiqet të izolojë Kubën.


Pa asnjë justifikim legjitim, qeveria amerikane po ndërton, ditë pas dite, një dosje mashtruese për të justifikuar luftën e pamëshirshme ekonomike kundër popullit kuban dhe agresionin e mundshëm ushtarak”, tha ai.


Autoritetet përsëritën se Kuba mbron paqen, por është gati të mbrojë territorin e saj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page