top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË: ALEKSANDËR VERDESIA RODRIGUEZ U DËNUA ME 10 VJET BURG PËR 5 POSTIME NË FACEBOOK KUNDËR QEVERISË TË CILËN E ETIKETOI SI TERRORISTE DHE SHKELËSE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 21
  • 2 min read
ree

Santiago de Kuba | Gjykata Provinciale e Santiago de Kubës shqiptoi 10 vjet burg për Aleksandër Verdesia Rodriguez (Alexander Verdecia Rodríguez), për botimin e pesë postimeve në Facebook kundër qeverisë kubane.


Kërkesa për dënimin e aktivistit, i cili, ka qenë në burg për katër muaj për propagandë kundër rendit kushtetues dhe nxitje për krim, thotë se 51-vjeçari Verdesia Rodriguez në muajin janar të vitit 2024 krijoi idenë e prishjes së qetësisë së qytetit në komunën e Río Kautos (Cauto), në provincën e Granma-s, dhe inkurajonte qytetarët që jetojnë në këtë territor për të krijuar konfuzion dhe mungesë respekti ndaj rendit shoqëror dhe shtetit socialist kuban, duke publikuar postime në profilin e tij në rrjetin social Facebook.


Pesë mesazhe citohen në kërkesën për 10 vjet burg.


Në njërën prej tyre, ai shkroi se sjellja represive e regjimit kundër atyre që kundërshtojnë diktaturën e tij tregon shkeljen e të drejtave tona për lirinë e shprehjes.


Regjimi nuk i respekton të drejtat e njeriut të kubanezëve, ai i shkel ata.


Poshtë regjimi terrorist Kastro-Kanel (Castro Canel), ne kërkojmë respekt për të drejtat tona njerëzore”, shkroi ai.


Kërkesa për 10 vjet burg i referohet gjithashtu aktivizmit të tij si anëtar i Unionit Patriotik të Kubës, Unpacu, dhe faktit se ai vizitonte rregullisht z. José Daniel Ferrer, udhëheqësin e organizatës, në Santiago de Kuba, i cili, tani është gjithashtu përsëri në burg.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page