KRYENEGOCIATORI UKRAINAS RUSTEM UMEROV: ME EKIPIN AMERIKAN FILLUAN BISEDIMET NË GJENEVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Sot në Gjenevë ne vazhdojmë punën tonë brenda procesit të negociatave.
Një takim dypalësh ka filluar me delegacionin amerikan, me z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner)”.
Kështu shkroi kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov në rrjetin social virtual Iks (X).
“Nga pala ukrainase, sot më bashkohen David (Davyd) Arakhamia-n, Oleksii Sobolev-in dhe Darina Marçakun (Daryna Marchak) në delegacion.
Së bashku me ekipin ekonomik të qeverisë, do të punojmë intensivisht në paketën e prosperitetit; mekanizma për mbështetje ekonomike dhe rimëkëmbje për Ukrainën, mjete për tërheqjen e investimeve dhe korniza për bashkëpunim afatgjatë.
Për më tepër, së bashku me Davidin (Davyd), do të diskutojmë përgatitjet për raundin tjetër të negociatave trepalëshe me palën ruse.
Është e nevojshme të sinkronizohen qëndrimet para kësaj faze.
Një çështje e rëndësishme është rruga humanitare dhe çështja e shkëmbimeve të mundshme.
Ne presim rezultate konkrete në lidhje me kthimin e qytetarëve tanë. Ne jemi të përqendruar në zgjidhje praktike.
Do t'ju informojmë për rezultatet në fund të takimit”, shkroi z. Umerov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments