ENTI MEDIATIK “AXIOS”: SEKRETARI I KËSHILLIT TË SIGURISË DHE MBROJTJES KOMBËTARE DHE NJËKOHËSISHT KREU I DELEGACIONIT UKRAINAS RUSTEM UMEROV DO TË SHKOJË SOT NË PARIS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 1
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Rustem Umerov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe kreu i delegacionit ukrainas që ishte dje në Floridë, do të udhëtojë nga Shtetet e Bashkuara për në Paris, ku do të takohet me Presidentin Volodimir Zelenski dhe do të raportojë mbi rezultatet e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës ruso-ukrainase.
Dje, z. Umerov mori pjesë në bisedimet në Miami midis Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio, të dërguarit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Stiv Uitkof (Steve Witkoff), dhe dhëndrit të presidentit, Xherëd Kashnër (Jared Kushner).
Sipas entit mediatik “Axios”, z. Uitkof (Witkoff) do të niset gjithashtu për në Moskë për t'u takuar me Presidentin Vladimir Putin nesër.
Sipas entit mediatik të sipërcituar, duke cituar dy zyrtarë ukrainas të informuar mbi bisedimet, negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës dje u përqendruan në përcaktimin e kufirit de-fakto me Rusinë sipas një marrëveshjeje paqeje.
Të dy zyrtarët ukrainas e përshkruan takimin pesë-orësh si të vështirë dhe intensiv, por produktiv.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili, do të takohet me të dërguarin e Presidentit Tramp (Trump) nesër, këmbëngul se Rusia nuk do të pushojë derisa të ketë kontrollin e të gjithë rajonit Donbas në Ukrainën lindore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments