top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SUEDEZ ULF KRISTERSSON: DO TË VAZHDOJMË TË FURNIZOJMË ME ARMË UKRAINËN; SHPEJT DHE VAZHDIMISHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15
  • 1 min read
ree

Stokholm, Suedi | Suedia do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën, shpejt dhe vazhdimisht”, deklaroi kryeministri suedez Ulf Kristersson në rrjetin social virtual Iks (X).


Unë e mirëpres vendimin e rëndësishëm të Presidentit Tramp (Trump) për të mundësuar dërgimin e armëve më të përparuara në Ukrainë dhe për të rritur ndjeshëm presionin ekonomik mbi Rusinë”, thuhej në mesazh.


Si një nga donatorët më të mëdhenj të Ukrainës dhe së bashku me aleatët tanë në NATO, Suedia do të vazhdojë të kontribuojë në furnizime të shpejta dhe të konsiderueshme për Ukrainën.


Koha është thelbësore. Sa më shpejt të bashkohemi të gjithë për ta detyruar Rusinë të përfundojë luftën e saj brutale kundër Ukrainës, aq më shumë jetë do të shpëtohen”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page