top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI GREK RIORGANIZOI QEVERINË PAS ZGJEDHJEVE EUROPIANE | VOTUESIT E NDËSHKUAN PËR SHKAK TË RRITJES SË KOSTOS SË JETESËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Kryeministri grek, Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), vazhdoi me riorganizimin e qeverisë së tij konservatore pas rezultatit të zgjedhjeve europiane, në të cilat partia Demokracia e re (Nea Dimokratia) u vendos si forca kryesore politike, por nuk arriti objektivin e caktuar prej 33%, d.m.th. rezultat i zgjedhjeve të mëparshme evropiane.

 

Për më tepër, konservatorët morën 28% të dielën e kaluar, shumë më poshtë se 40% e mbështetjes që fituan vetëm një vit më parë në zgjedhjet kombëtare.

 

Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, është emëruar ministri i ri i Zhvillimit, Takis Theodorikakos, ndërsa Ministrja e re e Punës është zgjedhur Niki Kerameus.

 

Dëshira për një ndryshim brenda dy ministrive u motivua nga fakti se rritja e kostos së jetesës është një nga shqetësimet kryesore që ndikoi në votën e grekëve dhe penalizoi qeverinë në qendrat e votimit, shkruan gazeta Përditshmëria (Kathimerini).

 

Ministri i Financave Kostis Haxhidhaqis (Hatzidakis) u emërua ministër i ri i Bujqësisë, Nikos Panagiotopoulos mori postin e ministrit të Emigracionit dhe Azilit dhe z. Thodoris Livanios u zgjodh si ministër i Brendshëm.

 

Është detyra ime të dekodoj mesazhin (të votuesve grekë) dhe të vazhdoj me veprimet korrigjuese”, deklaroi kryeministri grek për televizionin Alfa (Alpha), pas rezultateve të zgjedhjeve europiane.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page