top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH ISHIN DY VIKTIMAT E SULMIT ME ARMË ZJARRI NË UASHINGTON? | JARON LISÇINSKI (YARON LISCHINSKY) DHE SARAH MILGRIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
Z. Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky) dhe znjsh. Sarah Milgrim.
Z. Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky) dhe znjsh. Sarah Milgrim.

Uashington, Amerikë | Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), ministri Izraelit për Çështjet e Mërgatës (diasporës) Amikai Çikli (Amichai Chikli) shkruan se një nga viktimat e sulmit në Uashington është Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky), me moshë 28 vjeç, i cili punonte në departamentin politik të ambasadës izraelite në Uashington.

 

Në faqen e tij në LinkedIn, ai shkroi: “Unë besoj fuqimisht në vizionin e përshkruar në Marrëveshjet e Abrahamit dhe besoj se zgjerimi i rrethit të paqes me fqinjët tanë arabë dhe ndjekja e bashkëpunimit rajonal është në interesin më të mirë të Shtetit të Izraelit dhe të Lindjes së Mesme në tërësi.


Për këtë qëllim, unë mbështes dialogun ndërfetar dhe mirëkuptimin ndërkulturor”.

 

Emri i viktimës së dytë, bashkëjetueses së z. Lisçinski (Lischinsky), i cili, gjithashtu punonte në ambasadë, nuk është bërë ende i ditur.

 

Viktima e dytë e sulmit në Uashington është znjsh. Sarah Milgrim, një hebreje amerikane që punonte në ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara.

 

Jaroni (Yaron) dhe Sarah ishin miqtë dhe kolegët tanë.


Ata ishin në kulmin e jetës së tyre.


Mbrëmë, një terrorist i qëlloi dhe i vrau ndërsa po largoheshin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington.


I gjithë stafi i ambasadës është i shkatërruar nga vrasja e tyre.


Nuk ka fjalë që mund të shprehin thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese.


Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të qëndrojë pranë tyre në këtë kohë të tmerrshme”, shkroi ambasada e Izraelit në Uashington.

Z. Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky) dhe znjsh. Sarah Milgrim.
Z. Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky) dhe znjsh. Sarah Milgrim.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page