top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MENDON SE MUND TË ARRIJË MARRËVESHJE TË MIRË ME IRANIN; UNË MBETEM MOSBESUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Izraeli mbetet mosbesues në lidhje me një marrëveshje të mundshme bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”.


Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu - në fund të udhëtimit të tij në Uashington.


Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Haaretz” - duke specifikuar se bisedat me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) u përqendruan te Irani, por u prek edhe Gaza dhe çështje të tjera.


Presidenti mendon se iranianët e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë, se kushtet që ai po krijon (të kombinuara me faktin se iranianët e kanë kuptuar se kishin gabuar herën e fundit që nuk nënshkruan një marrëveshje) do të thotë se ata mund të jenë të pjekur për një marrëveshje të mirë”, tha Kryeministri Netanjahu për shtypin - para se të hipte në aeroplan për në Izrael.


Ai donte të dëgjonte mendimin tim. Nuk do t'ju fsheh se shpreha skepticizëm të përgjithshëm në lidhje me çdo marrëveshje me Iranin, por thashë se nëse arrihet një marrëveshje, ajo duhet të përfshijë elementët që janë të rëndësishëm për Izraelin.


Jo vetëm programin bërthamor, por edhe raketat balistike dhe përfaqësuesit iranianë”, tha Kryeministri Netanjahu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page