top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT NISI OPERACION TË MADH PËR TË GJETUR TRUPIN E PENGUT TË FUNDIT RAN GVILI (NË NJË VARREZË NË RRIPIN VERIOR TË GAZËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha këtë mbrëmje se Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) po kryen një operacion për të gjetur ushtarin e rënë që ende mbahet peng në Gaza, rreshterin major Ran Gvili.


Operacioni po zhvillohet në një varrezë në Rripin verior të Gazës dhe përfshin aktivitete të gjera zbulimi, bazuar në përdorimin gjithëpërfshirës të të gjitha informacioneve të inteligjencës që kemi në zotërim.


Kjo përpjekje do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Shteti i Izraelit është i vendosur ta kthejë Ran Gvilin për t'u varrosur në Izrael.


Familja e tij po mbahet vazhdimisht e informuar dhe është në dijeni të detajeve të operacionit”, tha Kryeministri Netanjahu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page