KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: JAM MOSBESUES SE DO TË ARRIHET NJË MARRËVESHJE MIDIS SHBA-ës DHE IRANIT; IRANIANËT PO E MASHTROJNË PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Jeruzalem, Izrael | “Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), mendon se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje pas dështimit të fundit, por unë jam shumë mosbesues.
I thashë se iranianët po gënjejnë”.
Kështu tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, duke folur në Konferencën e Presidentëve të Organizatave të Mëdha Hebraike Amerikane në Jerusalem - siç raportohet nga mediat izraelite.
Duke komentuar takimin e tij të fundit me Presidentin Tramp (Trump) në Uashington, Kryeministri Netanjahu theksoi se presidenti amerikan është i vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi për të arritur një marrëveshje.
Ai theksoi se çdo marrëveshje midis Uashingtonit dhe Teheranit duhet të përfshijë heqjen e rezervave të uraniumit të pasuruar.
“Kushti i parë, është që të gjitha materialet e pasuruara të largohen nga Irani. I dyti është se nuk duhet të ketë më kapacitet pasurimi”.
Kështu tha Kryeministri Netanjahu - duke theksuar nevojën për të çmontuar pajisjet dhe infrastrukturën që mundësojnë procesin e pasurimit.
Pika e tretë, shpjegoi kryeministri, është zgjidhja e çështjes së programit të raketave, si dhe asaj të përfaqësuesve në rajon.
“Rripi i Gazës nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim”, tha ai.
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Netanjahu kujtoi se forcat izraelite nisën fushatën ushtarake pas masakrës së 7 tetorit 2023 me tre objektiva:
1- Të sillnin në shtëpi të gjithë pengjet.
2- Të çmontonin aftësitë ushtarake të Hamasit.
3- Të çmontonin kontrollin e tij mbi territorin.
“Detyra mund të përmbushet në mënyrën më të thjeshtë ose në mënyrën më të vështirë.
Shpresojmë ta bëjmë në mënyrën më të thjeshtë, sepse e dimë shkatërrimin e luftës.
E dimë çfarë do të thotë të humbasësh njerëz. Nuk duam kosto njerëzore, por ky qëllim duhet të arrihet në një mënyrë ose në një tjetër, dhe në një mënyrë ose në një tjetër do të arrihet”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments