KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HEZBOLLAHU DO TË PAGUAJË ÇMIM SHUMË TË LARTË; UDHËHEQËSI I RI SUPREM I IRANIT ËSHTË KUKULL E GARDËS REVOLUCIONARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Po jetojmë në kohë historike.
Me një bashkëpunim të paparë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme që forcojnë pozicionin e Izraelit si një fuqi më e fortë se kurrë më parë.
Hezbollahu e ndjen forcën e krahut tonë dhe do ta ndiejë atë edhe më intensivisht; do të paguajë një çmim shumë të lartë për agresionin e tij”.
Kështu tha Kryeministri i Shtetit të Izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e tij të parë për shtyp që nga fillimi i luftës me Iranin.
“Do të ishte më mirë për ju ta ndalonit Hezbollahun sesa ta bënte këtë Izraeli”, tha Kryeministri Netanjahu - duke paralajmërua qeverinë libaneze.
Ai gjithashtu e quajti Udhëheqësin Suprem Moxhtaba (Mojtaba) një kukull të Pasdaranit që nuk e tregon fytyrën e tij në publik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments