KROACI: INFLACIONI 7.8% | NDËR MË TË LARTËT NË EUROPË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2023
- 1 min read

Zagreb Kroaci | Kroacia është ndër vendet e BE-së që shënoi një kosto të lartë jetese në periudhën e verës, me inflacion me bazë vjetore 7.8 për qind, ndër më të lartët në Evropë. Këtë e tregojnë të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave Kroate (Dzs) të lëshuara për përdorim publik ditën e enjte. Të dhënat e reja nga Eurostat - që përdor një metodologji të ndryshme - janë edhe më negative, me inflacion në Kroaci midis gushtit 2022 dhe gushtit 2023 në 8.5 për qind, i dyti në BE, pas Sllovakisë që regjistroi një inflacion prej 9.6 për qind. Në nivel mujor, me krahasimin mes korrikut dhe gushtit, çmimet u rritën mesatarisht me 0.6 për qind. Në trajtë të grumbulluar (kumulativisht), që nga fillimi i spirales inflacioniste që filloi në vitin 2021 në Kroaci, të dhënat po i afrohen një rritjeje gati +25 për qind. Mbi të gjitha, ajo që është shqetësuese është fakti se në Kroaci janë çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera të konsumit ato që po shohin rritjen më të fortë. Kështu, në bazë vjetore, produktet ushqimore janë rritur me 10.1%, produktet e tjera industriale joushqimore (si veshjet, pajisjet elektroshtëpiake) janë rritur mesatarisht me 7.4% ndërsa energjia shënon një rritje prej 4.3% krahasuar me gushtin 2022. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


















Comments