KRIMI KIBERNITIK: ITALIA E TRETA NË BOTË PËR VIKTIMAT E SULMEVE ME RANSOMWARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 6, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Me 68% të kompanive viktima të ransomware, Italia është vendi i tretë në botë më i prekur nga ky lloj kërcënimi.
Sipas të dhënave të fundit nga Sophos, një kompani e sigurisë kibernetike që publikoi raportin e ri me titull “Gjendja e ransomware”, Italia është pas vetëm Afrikës së Jugut (69%) dhe Francës (74%) në nivel global.
Vendet më pak të prekura janë Brazili (44%), Japonia (51%) dhe Australia (54%).
Konkretisht, shifra që i referohet Italisë u rrit me 3% krahasuar me atë që ishte regjistruar në fillim të vitit 2023.
Sophos anketoi 5000 kompani në 14 vende, të mesme dhe me deri në 5000 punonjës.
Në 40% të rasteve, sulmi ka origjinën nga kredencialet e komprometuara, në 37% falë shfrytëzimit të dobësive të TI-së, ndërsa në 47% ka të bëjë me të dhëna të koduara nga autorët e sulmit, d.m.th të bëra të palexueshme dhe që më pas i ofrohen viktimës në këmbim të një shpërblimi.
Në 54%, kriminelët kibernetikë arritën gjithashtu të enkriptojnë skedarët rezervë, d.m.th., kopjet e informacionit të mbajtur normalisht në një pajisje të jashtme, si një mjet shtesë sigurie.
Për Sophos, në 53% të rasteve, të dhënat u rikuperuan falë pagesës së shpërblimit, ndërsa në 72% duke përdorur kopje të paprekura nga sulmi kriminal.
Kompanitë që raportuan sulmin në polici apo organet institucionale përgjegjëse morën këshilla se si të menaxhonin sulmin në 57% të rasteve dhe në 58% për të hetuar shkaqet.
42% e tyre kanë siguruar sigurime specifike për mbrojtje në rast sulmesh kibernetike, shifër kjo që arrin në 56% nëse kemi parasysh edhe mbulimin e dedikuar për kostot e çdo shpërblimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























