top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: LULZIM TOÇI I ARRESTUAR PËR VRASJEN E BASHKËSHORTES SË TIJ ELEONAORA TOÇI U GJET I VDEKUR NË BURG | PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2025
  • 3 min read

Romë, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Z. Lulzim Toçi, kishte i vdekur në burg.


Ai ishte arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, znj. Eleonora Toçi, në banesën e tyre, në San Feliçe a Kançelo (San Felice a Cancello).


Tashmë ata lanë jetimë dy fëmijë të mitur.


Në lidhje me arrestimin e tij Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


KRIM NË FAMILJEN SHQIPTARE QË JETONTE NË KAZERTA | U ARRESTUA LULZIM TOCI: AKUZOHET SE MBYTI BASHKËSHORTEN ELEONORA TOCI.

Z. Lulzim Toci.
Z. Lulzim Toci.

Romë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit italian arrestuan:

1- Z. Lulzim Toci.

Z. Lulzim Toci.
Z. Lulzim Toci.

Ai akuzohet se mbyti bashkëshorten e tij, znj. Eleonora Toci, ndërkohë që gjendeshin në shtrat.


Kumtohet se ishin dy fëmijët e tyre, të moshës, 4 dhe 6 vjeç, të cilët, i kanë treguar tezes në një thirrje video (videocall) trupin e nënës së tyre.


Babi vrau mamin”, ishin të vetmet fjalë që thoshin të vegjlit në telefon.


Z. Lulzim Toci menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes ka shkuar në shtëpinë e kunatës, dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë në spital.


Nuk dihen shkaqet që e shtynë z. Toci që të mbyste bashkëshorten e tij.


Lajm në përditësim, …


Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare, në Kazerta (Caserta) të Italisë, e ndodhur mëngjesin e sotëm (me 9 tetor 2024), teksa bashkëshorti ka mbytur gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar depresive.


Znj. Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare viktimë e duarve të burrit të saj Lulzim Toci, me moshë 30 vjeç, me banim në San Feliçe a Kançelo (San Felice a Cancello).


Por detaji më i dhimbshëm ka qenë fakti se viktima ndodhej në vendin fqinj vetëm prej 1 muaji.

 

Ajo ishte bashkuar me bashkëshortin e saj, z. Lulzim Toci, një punëtor bujqësie, 30-vjeçar.


Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe për nevojat e tyre, në rrugën Karavaxho (Via Caravaggio), për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.


Pikërisht në atë shtëpi, në agim, ndodhi krimi makabër.


Sipas këqyrjes paraprake të hetuesve, z. Toci ka shtrënguar fort duart rreth qafës së 24-vjeçares.


Edhe pse Leonora u përpoq të mbrohej, ishte e kotë, pa sukses. Krimi makabër u krye në dhomën e gjumit të çiftit.


Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.


Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim, shkruan “CasertaNews”.


Z. Lulzim Toci pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata.


Ai kërkoi ndihmë. Gruaja, e pabindur për atë që kishte ndodhur, bëri një telefonatë me video në numërin e Eleonorës.


Njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër pohoi se: “Babi vrau mamin”.


Në atë moment ajo lajmëroi policinë.


Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë të znj. Toci.


I dyshuari u gjet në gjendje depresive të rënduar dhe i çorientuar plotësisht.

Vendi ku ata jetonin.
Vendi ku ata jetonin.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page