top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA E IZRAELIT NJOFTOI VRASJEN E UDHËHEQËSIT TË HEZBOLLAHUT NË LIBAN MAHRAN ALI NASSER AL-DIN | OPERACIONI NË BREGUN PERËNDIMOR VAZHDON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan dje se Forcat Ajrore kryen një sulm të bazuar në inteligjencë dhe eliminuan z. Mahran Ali Nasser Al-Din, i përshkruar si një terrorist kyç nga Njësia 4400 e Hezbollahut, përgjegjës për kontrabandën e armëve në territorin libanez nga Irani dhe aleatët e tij, me qëllim të maksimizimit të stokut të armëve.

 

Që nga themelimi i saj - tha IDF-ja - njësia 4400 ka krijuar rrugë të shumta kontrabande përgjatë kufirit Siri-Liban”.

 

Gjatë luftës, IDF-ja kreu sulme të gjera ndaj Njësisë 4400 të Hezbollahut dhe komandantëve të saj, duke përfshirë udhëheqësin e saj, z. Muhamed Ja'far Qasir dhe pasardhësin e tij të caktuar, z. Ali Hassan Gharib.

 

IDF-ja tha gjithashtu në një deklaratë të veçantë se kreu aktivitete kundër terrorizmit javën e kaluar në Jude dhe Samari, duke arrestuar 75 persona dhe duke konfiskuar armë.

 

Aktivitet anti-terrorizëm u zhvillua edhe në Jeriko, në Bregun Perëndimor, ku u arrestuan disa persona në kërkim dhe u morën në pyetje dhjetëra të dyshuar për aktivitete terroriste”, tha ushtria e Izarelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page