KRERËT E BASHKIMIT EUROPIAN FESTUAN 25-VJETORIN E MONEDHËS EURO (€).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2023
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Ishte 1 janari i vitit 1999, kur monedha e quajtur EURO (€) hyri në fuqi, në 11 vendet e para.
“Gëzuar ditëlindjen Euro. Monedha jonë e përbashkët evropiane është bërë pjesë e domosdoshme e jetës sonë të përditshme, duke na dhënë thjeshtësi, stabilitet dhe sovranitet”, tha presidenti i Këshillit Europian Karl Michel, së bashku me presidentin e Eurogrupit, Paschal Donohoe, dhe presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard (Christine Lagarde), Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ka pasur sfida të mëdha ndër vite, duke përfshirë pyetjet për të ardhmen e vetë euros. Por çdo herë gjetëm përgjigjet e duhura. Në përgjigje të krizës globale financiare dhe krizës së borxhit sovran, për shembull, ne vendosëm masa mbrojtëse si Sistemi i Harmonizuar i Mbikëqyrjes dhe Rezolucionit Bankar ose Mekanizmi Evropian i Stabilitetit. Sot, mbështetja për monedhën e përbashkët mes qytetarëve të eurozonës është afër niveleve rekord. Por puna jonë nuk ka mbaruar. Sepse sot ne po përballemi me sfida të reja me të cilat vendet nuk mund të përballen të vetme - dhe njerëzit po kërkojnë nga Evropa për përgjigje”, thanë ata.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments