KREMLINI: NUK PRITET DOKUMENTI I PËRBASHKËT PAS SAMITIT; PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE PRESIDENTI VLADIMIR DO TË PREZANTOJNË REZULTATET NË NJË KONFERENCË PËR SHTYP.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 14
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Nuk është planifikuar një deklaratë e përbashkët me shkrim nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Presidenti Vladimir Putin pas samitit të nesërm në Alaskë, por të dy presidentët do të raportojnë mbi rezultatin e takimit në një konferencë të përbashkët për shtyp”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha këtë, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Nuk pritet asnjë dokument, asgjë nuk është përgatitur”, theksoi z. Peskov.
“Por, meqenëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp, Presidenti (Putin) natyrisht do të shpjegojë fushëveprimin e marrëveshjeve që do të jetë në gjendje të arrijë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments