KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: FORCAT TOKËSORE AMERIKANE DO TË NDIHMONIN SIGURINË KOMBËTARE DHE DO TË FORCONIN LUFTËN KUNDËR TRAFIKANTËVE TË DROGËS.

San Jose, Kosta Rikë | Presidentja Laura Fernandez, ka deklaruar se operacionet tokësore të ShBA-ës mund të forcojnë sigurinë kombëtare të vendit të Amerikës Qendrore, por ajo theksoi se asgjë konkrete nuk po zhvillohet me Uashingtonin dhe se çdo iniciativë e tillë do të kërkonte miratim legjislativ.
“Padyshim që do të ishte shumë pozitive për sigurinë kombëtare nëse do të ndiqte një objektiv të përbashkët kundër krimit transnacional, trafikut transnacional të drogës dhe terrorizmit transnacional”.
Kështu tha presidentja Laura Fernandez, në një intervistë me agjencinë kanadeze të lajmeve “Rojtërs” (Reuters), duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e operacioneve tokësore të ShBA-ës në tokën e Kosta Rikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments