KOSOVË: U VRA ERONA COKLI | SI VRASËS DYSHOHET BASHKËSHORTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 12, 2024
- 1 min read
Ferizaj, Kosovë | Autoritetet vendore të hetimit penal arrestuan të dyshuarin si vrasës të znj. Erona Cokli (me moshë 21 vjeç), e cila, u qëllua për vdekje me armë.
Kumtohet se dorasi u arrestua në përpjekje për tu arratisur pasi kreu aktin e vrasjes.
Ai qëlloi mbi znj. Cokli tre herë me armë zjarri, pranë Qendrës për Punë Sociale (teksa ajo ishte me të vëllain).
Edhe i vëllai (me moshë 15-vjeç) mbeti i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























