top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | KRISTI JOGA U ARRESTUA; SHANTAZH NDAJ NJË QYTETARI GREK ME MATERIALE ME NATYRË KOMPROMENTUESE SEKSUALE; ZHVATJE 4 MIJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristi Joga, me moshë 47 vjeç.


Njoftim | DVP Korçë.


Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Blackmail".


Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive.


I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t'i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Blackmail".


Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Mashtrimi".


Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek.


Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 - 40 000 euro.


Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page