top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | ILIR SHUKU + DRITAN PINE + GERSI DERVISHI U PËRFSHINË NË KONFLIKT; DISA TË PLAGOSUR ME THIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31
  • 3 min read

Updated: Sep 2

ree

Lagjja Nr. 1, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se subjektet e mëposhtëm u përfshinë në konflikt, konkretisht:

1- Z. Ilir Shuku (Shukulli).

2- Z. Dritan Pine.

3- Z. Gersi Dervishi.

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Z. Dritan Pine.
Z. Dritan Pine.

Njoftim | Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D., thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


KORÇË | U ARRESTUAN DRITAN PINO; PETRIKA ROPI; ILIR SHUKULLI (SHUKU); RAFAIL KOCAQI; SALVI ASLLANI; MIHAL ZHIDRO; SERXHIO MEMA; GERSI DERVISHI; SOTIRAQ SHKURTI; KRISTI LAMÇE; SHERR ME THIKA.


Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Dritan Pino, me moshë 54 vjeç.

2- Z. Petrika Ropi, me moshë 28 vjeç.

3- Z. Ilir Shuku (Shukulli), me moshë 51 vjeç.

4- Z. Rafail Kocaqi, me moshë 21 vjeç.

5- Z. Salvi Asllani, me moshë 21 vjeç.

6- Z. Mihal Zhidro, me moshë 31 vjeç.

7- Z. Serxhio Mema, me moshë 25 vjeç.

8- Z. Gersi Dervishi, me moshë 37 vjeç.

9- Z. Sotiraq Shkurti, me moshë 31 vjeç.

10- Z. Kristi Lamçe, me moshë 29 vjeç.

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.

 Njoftim | Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas.

 

Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.

 

Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

 

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

 

-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

 

-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

 

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

 

Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page