KOREJA E VERIUT LËSHOI RAKETË BALISTIKE JASHTË ZONËS EKONOMIKE EKSKLUZIVE TË JAPONISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tokio, Japoni | “Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë balistike drejt Detit Lindor - siç quhet Deti i Japonisë në gadishullin Korean - sipas forcave të armatosura të Koresë së Jugut.
Raketa ra në det, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të Japonisë”.
Kështu raportoi enti mediatik japonez “NHK”.
Ky ishte lëshimi i parë i raketës balistike nga Koreja e Veriut që nga 8 prilli, kur dy raketa balistike u lëshuan nga zona Wonsan në lindje brenda pak orësh nga njëra-tjetra.
Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, “Yonhap” raportoi se ky ishte lançimi i shtatë i raketave balistike nga Koreja e Veriut që nga fillimi i vitit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments