top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOREJA E VERIUT LËSHOI RAKETA LUNDRIMI NË BRIGJET LINDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28, 2024
  • 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Koreja e Veriut lëshoi disa raketa lundrimi të paidentifikuara, që fluturuan mbi ujërat në brigjet e saj lindore, ku ndodhet një kantier detar i madh ushtarak.

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut, e cila, nuk ka dhënë detaje më specifike për numrin total të raketave të lëshuara, apo distancën e përshkuar, dhe as nëse raketat janë lëshuar nga mjetet tokësore apo detare.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se ata zbuluan raketat mbi ujërat pranë portit të Koresë së Veriut, të Sinpo-s, rreth orës 08:00 me orën lokale sot.

“Ushtria ROK (Koreja e Jugut) mban kontakte të ngushta me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që forcon mbikëqyrjen dhe vigjilencën, dhe po monitoron sinjalet dhe aktivitetet e mëtejshme të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk e ka konfirmuar ende testin e armëve.

Nisja e së dielës vjen katër ditë pasi Koreja e Veriut filloi testin “Pulhwasl-3-31”, duke e përshkruar atë si pjesë të përpjekjeve të rregullta, për të zhvilluar ushtrinë e saj.

Pheniani e përshkroi gjithashtu raketën si strategjike, duke shprehur qëllimin e tij të mundshëm, për ta pajisur atë me armë bërthamore.

Më 14 janar 2024, Koreja e Veriut deklaroi gjithashtu se kishte lëshuar raketën e saj të parë balistike me karburant të ngurtë, me rreze të mesme veprimi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page