KOREJA E VERIUT: DIKTATORI KIM JONG-UN MUND TË KETË MBUSHUR 40 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 8, 2024
- 1 min read
Phenian, Kore e Veriut | Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sot do të kishte mbushur 40 vjeç, por si çdo vit media shtetërore e Koresë së Veriut e injoroi përvjetorin.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Kim ka lindur më 8 janar 1984, megjithëse asnjë konfirmim nuk është marrë ndonjëherë nga Pheniani.
Datat e lindjes së babait dhe gjyshit të Kim, të cilët i paraprinë atij për të udhëhequr Korenë e Veriut, u ngritën në festa kombëtare në vend, pas vdekjes së tyre.
Pheniani iu afrua konfirmimit të datës së lindjes së diktatorit aktual vetëm në një rast, në janar 2020, kur autoritetet koreano-veriore njoftuan urimet për ditëlindjen e dërguar atij nga presidenti i atëhershëm i SHBA, Danlld Tramp (Donald Trump).
Sot agjencia zyrtare e lajmeve (Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve - KCNA) u kufizua në raportimin e një vizite të diktatorit të Koresë së Veriut në një fermë pulash, në shoqërinë e vajzës së tij të pandashme Ju-ae dhe të disa zyrtarëve.
Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut beson se Kim tashmë ka vendosur ta bëjë Ju-ae trashëgimtaren e tij, të udhëheqjes së Koresë së Veriut, pavarësisht regjimit të trashëgimisë patrilineale, të miratuar deri më tani në atë vend.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments