KOORDINIMI UKRAINAS PËR TRAJTIMIN E TË BURGOSURVE TË LUFTËS: MOSKA PO LUAN LOJË TË NDYRË ME TË BURGOSURIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Kievi mohon akuzat e Kremlinit se ka vonuar shkëmbimin e të burgosurve, duke akuzuar Moskën se ka luajtur në mënyrë të ndyrë.
“Deklaratat e sotme të palës ruse nuk korrespondojnë me realitetin dhe marrëveshjet e mëparshme për shkëmbimin e të burgosurve ose riatdhesimin e trupave”, shkroi në Telegram Koordinimi Ukrainas për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
“Për fat të keq, në vend të dialogut konstruktiv, ne përballemi përsëri me manipulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar çështje të ndjeshme humanitare”, tha ai.
“Ne i bëjmë thirrje palës ruse të ndalojë lojërat e ndyra dhe të kthehet në punë konstruktive”, tha ai.
“Gjatë javës së kaluar, ekipet nga të dyja palët kanë punuar në dy drejtime:
1- Riatdhesimin e trupave të ushtarakëve të rënë.
2- Shkëmbimin e të burgosurve”.
Kështu shkroi enti institucional i lartpërmendur ukrainas në një postim të gjatë në Telegram.
Lidhur me shkëmbimin e të burgosurve, Ukraina ka paraqitur lista për shkëmbim, të formuara sipas kategorive të përcaktuara qartë dhe të dakorduara gjatë negociatave të Stambollit; të plagosur rëndë, të sëmurë rëndë, sipas formulës “të gjithë për të gjithë”, si dhe ushtarakë të rinj.
Pala ruse ka paraqitur lista të tjera që nuk korrespondojnë me qasjen e rënë dakord.
Ukraina ka dhënë komente përkatëse dhe aktualisht është duke pritur hapin tjetër nga pala ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments