top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMETA JOPERIODIKE (UNIKE) C/2025 LEMMON PO VJEN GJITHNJË E AFËR DHE PO BËHET AKOMA MË E SHNDRITSHME | GJATË TETORIT PRITET TË SHIHET ME SY TË LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 1 min read
Kometa C/2025 Lemmon
Kometa C/2025 Lemmon

Uashington, Amerikë | Kometa C/2025 Lemmon po afrohet dhe po ndriçon gradualisht, deri në atë pikë sa mund të jetë e dukshme me sy të lirë në muajin tetor”.


Kjo u raportua nga astrofizikani Xhanluka (Gianluca) Masi, drejtor shkencor i Teleskopit Virtual, i cili, ndërkohë arriti të kapte një pamje.


Kometa është shfaqur në qiellin e agimit për rreth dy javë, por, aktualisht është e vëzhgueshme vetëm përmes një teleskopi ose dylbie të mirë.


Brenda rreth një muaji mund të kalojë pragun e dukshmërisë me sy të lirë”, deklaroi z. Masi.


Kometa C/2025 Lemmon, vazhdon astrofizikani, do të jetë qartë e dukshme në qiellin italian kështu që e tëra çfarë mbetet është të presim dhe të ndjekim evolucionin e saj, duke kujtuar se kometat janë të paparashikueshme nga natyra.


Unioni i Astronomëve Amatorë Italianë vëren gjithashtu se kometa do të jetë e dukshme në formën e saj më të mirë drejt fundit të tetorit - fillimit të nëntorit 2025, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe se kushtet ideale për ta vëzhguar atë karakterizohen nga qiell shumë i errët, larg dritave urbane, ndërhyrje të ulët atmosferike dhe transparencë të mirë.


E zbuluar në fillim të vitit 2025 nga Mount Lemmon Survey, C/2025 Lemmon është një kometë jo-periodike, që do të thotë se kalimi i saj është unik dhe nuk do të ketë mundësi të reja për ta vëzhguar atë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page