KOMANDANTI I USHTRISË IRANIANE AMIR HATAMI: FORCAT E ARMATOSURA I KEMI NË GATISHMËRI TË LARTË; MONITOROJMË LËVIZJET E ARMIKUT NË RAJON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Irani është në gatishmëri të plotë mbrojtëse dhe ushtarake dhe po monitoron nga afër lëvizjet e armikut në rajon”.
Komandanti i Ushtrisë Iraniane, Amir Hatami, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “IRNA”, tha:
1- “Ne jemi në gatishmëri të lartë dhe e kemi dorën në këmbëz, dhe nëse armiku (Shtetet e Bashkuara) bën një gabim, ai do të rrezikojë sigurinë e vet dhe atë të rajonit dhe të regjimit sionist, pasi çdo agresion do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe dëme serioze nga Irani”.
Ndërkohë, z. Ali Shamkhani, përfaqësuesi i udhëheqësit Ali Khamenei në Këshillin Suprem të Mbrojtjes të Iranit, tha mbrëmë se:
1- “Mesazhi ynë është i qartë; çdo lëvizje që tregon qëllime armiqësore nga ana e armikut do të përballet me një përgjigje proporcionale, efektive dhe parandaluese.
Kjo përgjigje proporcionale përfshin gjithashtu sulmin ndaj rrënjëve të regjimit sionist”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments