KOMANDANTI I KOMANDËS QENDRORE TË SHBA-ës (CENTCOM) ADMIRALI BRED KUPËR (BRAD COOPER) I KËRKOI HAMASIT QË TË NDËRPRESË MENJËHERË DHUNËN DHE TË SHTËNAT KUNDËR CIVILËVE TË PAFAJSHËM PALESTINEZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 15
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Komandanti i “Komandës Qendrore të ShBA-ës (CENTCOM), Admirali Bred Kupër (Brad Cooper), i kërkoi Hamasit që të ndërpresë menjëherë dhunën dhe të shtënat kundër civilëve të pafajshëm palestinezë, si në zonat e Gazës që kontrollon ashtu edhe në ato të mbrojtura nga IDF pas Vijës së Verdhë”.
Në një shënim të botuar në llogaritë e Komandës në mediat sociale virtuale, admirali theksoi se kjo është një mundësi historike për paqen.
“Hamasi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi duke u tërhequr plotësisht, duke iu përmbajtur në mënyrë strikte planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit Trump dhe duke dorëzuar armët e tij pa vonesë”, thuhet në shënim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments