top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DETI I KUQ: CENTCOM KONFIRMOI SULME TË REJA AJRORE AMERIKANE | 3 RAKETA LUNDRIMI TË SHKATËRRUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Ushtria amerikane kreu disa sulme ajrore kundër dy automjeteve sipërfaqësore detare pa pilot, dhe tre raketave të lundrimit kundër anijeve në veri të Hodeidah-ut, në një zonë të Jemenit, të kontrolluar nga milicitë pro-iraniane Huthi.

Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të SHBA-së (Centcom), sipas së cilës, sulmet janë kryer dje midis orës 16 dhe 17:00 me orën lokale (ndërmjet orës 14 dhe 15 me orën shqiptare).

Dy automjetet dhe tre raketat e goditura ishin gati për t'u lëshuar në anije në Detin e Kuq dhe paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, përcaktoi Centcom.

Këto veprime do të mbrojnë lirinë e lundrimit, dhe do t'i bëjnë ujërat ndërkombëtare më të sigurta, për marinën amerikane dhe anijet tregtare”, shtoi Centcom.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page