KOMANDANTI I FORCAVE AMERIKANE NË AMERIKËN LATINE ADMIRALI ALVIN HOLSEI (HOLSEY) U SHKARKUA NGA DETYRA NGA SEKRETARI I MBROJTJES PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH) DY VJET PARA DALJES NË PENSION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Admirali në krye të forcave ushtarake amerikane në Amerikën Latine po del në pension dy vjet më herët sot, mes tensioneve në rritje me Venezuelën, përfshirë sekuestrimin e fundit të një cisterne nafte dhe më shumë se 20 sulmeve vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge”.
Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve “Rojtërs” (Reuters), duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe dy persona të njohur me çështjen, se Admirali Alvin Holsei (Holsey) u shkarkua nga Sekretari i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth), i frustruar nga përpjekjet e Komandës Jugore të ShBA-ës për të ndryshuar operacionet dhe planifikimin ushtarak të ShBA-ës në rajon.
Admirali Holsei (Holsey) nuk e ka shpjeguar publikisht daljen e tij të parakohshme në pension.
Disa zyrtarë spekuluan privatisht se ai kundërshtoi sulmet e fundit të ShBA-ës ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe.
Megjithatë, në një takim me dyer të mbyllura me ligjvënësit kryesorë të martën, Admirali Holsei (Holsey) këmbënguli se vendimi i tij nuk kishte të bënte fare me operacionet nën komandën e tij, sipas përfaqësuesit republikan Maik Roxhërs (Mike Rogers).
Admirali Holsei (Holsey) do t'ia dorëzojë zyrtarisht komandën zëvendësit të tij, gjeneral-lejtënantit të Forcave Ajrore Evan Pettus, i cili, do të shërbejë si kreu i përkohshëm i Komandës Jugore të ShBA-ës.
Një burim i njohur me çështjen tha se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) pritet të emërojë gjeneral-lejtënantin Frenk (Frank) Donovan, zëvendëskomandant i Komandës së Operacioneve Speciale të ShBA-ës, si pasardhësin e përhershëm të Admiralit Holsei (Holsey).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




























Comments