top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT NDRYSHOI VENDIMIN E KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË PROKURORES SË LUSHNJËS MERITA SELIMI DUKE E KONFIRMUAR ATË NË DETYRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 12
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Merita Selimi, duke e konfirmuar atë në detyrë.

 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga znj. Rezarta Schuetz (kryesuese), znj. Ina Rama (relatore), znj. Albana Shtylla, znj. Mimoza Tasi, znj. Natasha Mulaj (anëtare), shpalli vendimin për që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPA).

 

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.

 

Prokuroja e Lushnjës, Merita Selimi u shkarkua nga detyra më 27 korrik të vitit 2023, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) e përbërë nga kryesuesja Brunilda Bekteshi dhe anëtarja Etleda Çiftja, gjeti probleme penalizuese në kriterin e pasurisë.

 

Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj e çmoi të gabuar arsyetimin e shumicës dhe vlerësoi se bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, bilancet negative që rezultojnë sipas tij, nuk mund të sjellin shkarkim.

 

Prokrorja Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë penale në vitin 1992 dhe qysh prej atëherë ka punuar në Prokurorinë e Lushnjës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page