top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINEZËT PROVOKOJNË SHKATËRRUESIN AMERIKAN NË NGUSHTICËN E TAJVANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4, 2023
  • 3 min read

Taipei, Taivan | Kina dhe SHBA i janë afruar rrezikshëm një përplasjeje midis anijeve ushtarake në ngushticën e Tajvanit, e shmangur me pak më shumë se 100 metra, e ndodhur kjo në mes të marrëdhënieve të këqija midis dy superfuqive. Pothuajse sikur të kishte një sinjal paraprak, kreu i Pentagonit Lloid Ostin (Lloyd Austin) e kaloi mëngjesin e sotëm duke theksuar se dialogu është thelbësor për të parandaluar llogaritjet e gabuara që të gjenerojnë konflikt, gjatë fjalimit të tij në “Dialogun Shanghi-La”, që po mbahet në Singapor, në të cilin është i pranishëm homologu kinez Li Shangfu, i cili refuzoi një takim ballë për ballë për shkak se ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018. Për udhëheqësit përgjegjës të mbrojtjes, koha e duhur për të folur është në çdo kohë, dhe koha e duhur për të folur është tani”, shpjegoi z. Ostin (Austin), duke iu referuar takimit të tij të shkurtër me Li të premten mbrëma në darkën e hapjes së takimit. Kreu i Pentagonit, ndër të tjera, paralajmëroi Kinën kundër sjelljeve të rrezikshme në Indo-Paqësor, për shkak të numrit alarmant të përgjimeve të rrezikshme të avionëve amerikanë dhe aleatëve që fluturojnë legalisht në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ne nuk kërkojmë konflikte apo konfrontime, por ne nuk do të hezitojmë përballë bullizmit apo detrimit për të mbrojtur veten”, paralajmëroi ai. Aksidenti detar, i cili u bë i ditur vetëm në mbrëmje, përfshiu shkatërruesin (destrojerin) amerikan Chung-Hoon, i përfshirë në një aktivitet të përbashkët Kanada-SHBA për lirinë e lundrimit në ngushticën e Tajvanit. Global News, bazuar në dëshminë e një prej reporterëve të saj, që udhëtonte në HMCS Montreal, fregata kanadeze që mori pjesë në mision, raportoi se njësia kineze, vendosi për t’i prerë rrugën shkatërruesit (destrojerit) amerikan. Kapiteni i Montrealit, Paul Mountford, e quajti lëvizjen joprofesionale “dhe fakti që u njoftua në radio përpara se të bëhej, tregoi se ishte i qëllimshëm”. Anija kineze, bazuar në rikonstruksionin e asaj që ndodhi, detyroi anijen amerikane të korrigjonte kursin, dhe të ngadalësonte shpejtësinë për të shmangur një përplasje që do të kishte pasoja katastrofike. Ndërkohë, Kina, në përgjigje të z. ostin (Austin), fajësoi SHBA-në për ndërprerjen e dialogut: “Ata kërkojnë komunikime dhe shkëmbime nga njëra anë, dhe minojnë interesat e Kinës nga ana tjetër”, u përgjigj gjenerallejtënant Jing Jianfeng (zëvendës i departamentit të përbashkët të stafit të Komisionit Qendror Ushtarak, organi më i lartë ushtarak i Pekinit, duke folur në Singapor, në konferencën me mediat, në funksion të fjalimit të nesërm, të ministrit të tij Li). Është një nga temat e dashura për presidentin Shi Xhinping (Xi Jinping), e konsideruar nga analistët si një nga mjetet për të krijuar një rend të ri botëror. Uashingtoni po përpiqet të stabilizojë marrëdhëniet me Pekinin. Drejtori i CIA-s Bill Burns bëri një udhëtim të fshehtë në Kinë në maj, ndërsa Departamenti i Shtetit njoftoi çuditërisht sot se Ndihmës Sekretari për Azinë Lindore dhe Paqësorin, Daniel Kritenbrink, do të jetë në Kinë dhe Zelandën e Re nga 4 deri më 10 qershor për të diskutuar “çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe”. Në fjalimin e tij, z. Ostin (Austin) tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij kishin bërë përparim të jashtëzakonshëm, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Indo-Paqësor. Ndërsa ishte në Tajvan, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës “i bëri njerëzit në mbarë botën të kuptojnë se sa e rrezikshme do të ishte bota jonë nëse vendet e mëdha thjesht mund të pushtonin fqinjët e tyre paqësorë pa u ndëshkuar.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page