top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATARGEIT | PARLAMENTI EVROPIAN MIRATOI NË VOTIMIN E PARË HEQJEN E IMUNITETIT TË EURODEPUTETES ITALIANE TË PARTISË DEMOKRATIKE ALESANDRA (ALESSANDRA) MORETTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komiteti i Çështjeve Ligjore i Parlamentit Europian (JURI) ka miratuar kërkesën e bërë në muajin mars nga zyra e prokurorit belg për të hequr imunitetin e eurodeputetes italiane të Partisë Demokratike Alesandra (Alessandra) Moretti, si pjesë e hetimit të quajtur “Katargeit”.


Vendimi përfundimtar do të merret në seancën plenare të Parlamentit Europian.


Vendimi thuhet se u miratua me 16 vota pro; 7 kundër; një abstenim.


I njëjti komision hodhi poshtë kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të znj. Elisabetta Gualmini, një tjetër eurodeputete italiane e Partisë Demokratike.


Kërkesa u hodh poshtë me 16 vota kundër; një abstenim; 7 vota pro raportit për heqjen e imunitetit.


Skandali i dyshuar i korrupsionit që përfshinte disa eurodeputetë, i cili, shpërtheu më 9 dhjetor 2022, mbetet i bllokuar, në fazën e hetimit paraprak.


Paralelisht, shqyrtimi i metodave të përdorura nga sistemi belg i drejtësisë penale vazhdon.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page