KARABINIERËT ITALIANË ARRESTUAN MINAKO MANXHARIN | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ DJALIT TË BASHKËJETUESES UKRAINASE I CILI KISHTE SHKUAR ME 3 SHOKË PËR TA DHUNUAR FIZIKISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 7, 2024
- 3 min read
Romë, Itali | Autoritetet italiane të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Minako Manxhari, subjekt pa precedentë penalë, dhe ushtrues i profesionit të shoferit të kamionit.
Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri ndaj djalit të bashkëjetueses së tij me kombësi ukrainase, i cili, shpëtoi nga vdekja.
Akti kriminal ngjau në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën XXV Aprile, në Novate, një komunë në periferi të Milanos.
Kur objekti i sulmit me armë zjarri u qëllua me plumb në qafë ishte nën shoqërinë e tre shokëve të tij, të cilët, u larguan me vrap.
Kumtohet se objekti i sulmit me armë zjarri kishte shkuar së bashku me tre shokët e tij për t’i dhënë një “leksion” njerkut të tij shqiptar, pasi kishte marrë vesh për kontradiktat që ai kishte kishte pasur me nënën e tij.
Fqinjët kanë telefonuar ambulancën dhe i plagosuri u dërgua në spital, ku u trajtua për plumbin e marrë në qafë në anën e djathtë, i cili, i ka dëmtuar një arterie.
Ai u transportua me urgjencë në Niguarda, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në apartemtin ku jetonte çifti shqiptaro-ukrainas u gjet arma e shkurtër e zjarrit e përdorur nga dorasi, e llojit “Beretta”, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013, në Sassuolo.
“E kam marrë për mbrojtje më shumë se dhjetë vite më parë nga një maroken”, deklaroi dorasi.
Ai ka shprehur keqardhjen për atë që ndodhi, duke deklaruar ishte i zemëruar në momentin kur qëlloi djalin e bashkëjetueses së tij.
Sherri mes çifti ka filluar rreth një orë para ngjarjes. Ata ndodheshin në shtëpinë e miqve të tyre, në një festë dhe kanë filluar të debatojnë.
Sherri përshkallëzi aq shpejt, aq sa të dy, 45-vjeçari shqiptar dhe 39-vjeçarja ukrainase, e cila jeton në Itali që prej vitit 2011, u kthyen në shtëpi në periudha të ndryshme.
Por, debati mes tyre vazhdoi edhe në apartamentin në katin e parë ku jetonin së bashku.
Mësohet se shqiptari ka goditur partneren e tij dhe e ka ofenduar, ndërsa britmat zgjuan vajzën 6-vjeçare të çiftit, por edhe më të voglin nga dy djemtë që gruaja kishte nga një lidhje e mëparshme.
15-vjeçari ukrainas ka telefonuar vëllain e tij të madh, i cili në atë moment ishte ende jashtë me miqtë. Me të dëgjuar lajmin, 18-vjeçari vendos t’i japë një “leksion” bashkëjetuesit të nënës së tij.
Ai ka shkuar në banesë nën shoqërinë e tre miqve dhe kanë dhunuar dorasin që më pas shtiu ndaj tij.
Më pas dhunesit, kanë dalë nga apartamenti për tu larguar por dorasi mori armën, doli tek dera dhe qëlloi në drejtim të tyre.
Z. Manxhari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje. Arma do të ekzaminohet për të zbuluar nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments