KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): SAMITI I NATO-s ISHTE HISTORIK; ME INVESTIMIN 5% TË PBB-së NË MBROJTJE JEP NJË SINJAL FORCE; NE DUHET TA MARRIM SERIOZISHT REVIZIONIZMIN RUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 1 min read
Updated: Aug 10

Hagë, Vendet e Ulëta | “Ajo që ndodhi në Hagë është një samit historik për NATO-n, në të cilin, të gjithë së bashku vendosëm ta rrisim kuotën e destinuar për mbrojtjen në 5% në vitet e ardhshme.
Kjo është një shenjë force përballë të gjithë kundërshtarëve tanë të mundshëm.
Dhe një shenjë vendosmërie”, tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), duke folur për shtypin në margjinat e samitit.
“Ne duhet ta marrim seriozisht revizionizmin rus. Dhe duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments